Botë

OVL-UÇK në Dragash priti kandidatin për deputet Hamdi Muhameti Sot, në ambientet e zyrës së Organizatës së Veteranëve…

19.12.2025. 2 min čitanja

OVL-UÇK në Dragash priti kandidatin për deputet Hamdi Muhameti

Sot, në ambientet e zyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Dega në Dragash, u zhvillua një takim me kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), z. Hamdi Muhameti.

Takimi u vlerësua si një moment i rëndësishëm bashkëbisedimi dhe reflektimi mbi vlerat e luftës çlirimtare, sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e veteranëve të UÇK-së në procesin e ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat aktuale me të cilat përballen veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, si dhe nevoja për një përkujdesje më të qëndrueshme institucionale, të bazuar në dinjitet dhe respekt ndaj sakrificës së tyre.

Kandidati për deputet, Hamdi Muhameti, theksoi përkushtimin e tij që çështjet e luftës çlirimtare dhe zëri i atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Dega Dragash, z. Emri Neshati, theksoi se OVL-UÇK mbetet e përkushtuar në misionin e saj për ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe bashkëpunimin me përfaqësues politikë që ndajnë vizionin për një Kosovë të drejtë, të lirë dhe dinjitoze.

Original Facebook objava