Botë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit, ju njoftojmë se nesër, e shtunë, më datë 20.12.2025, duke filluar nga or…

19.12.2025. 2 min čitanja

Të nderuar qytetarë të Komunës së Dragashit, ju njoftojmë se nesër, e shtunë, më datë 20.12.2025, duke filluar nga ora 09:00, do të dalin në terren 4 ekipe të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për matjet e parcelave në Zonën Kadastrale të fshatit Lez.

Shtrirja e ekipeve:
• Grupi i parë: prej Lisit Gat drejt Ares Shehit
• Grupi i dytë: prej Vakofit kah Stacioni (Stanica) drejt Gurres
• Grupi i tretë: Guri i Kuq
• Grupi i katërt: Ponik, Livadhi në Mal drejt Shtaves

Ftohen të gjithë pronarët e tokave në këto zona të jenë të pranishëm në terren, në mënyrë që procesi i matjeve të kryhet sa më shpejt dhe me efektivitet.

Ky njoftim vlen edhe për pronarët nga fshatrat e Opojës dhe fshatit Kushnin, që kanë parcela në zonën kadastrale të fshatit Lez.

Këto matje janë pjesë e projektit të rëndësishëm “Rindërtimi i Kadastrit në 115 Zona Kadastrale”, të cilin Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nisur me sukses, me qëllim modernizimin dhe saktësimin e të dhënave kadastrale në nivel vendi.
|Dragash Info|

Original Facebook objava