Filiz Mustafa takon qytetarët në Zgatar dhe Blaç, prezanton zotimet e Qeverisë Kurti Sonte, në fshatrat Zgatar dhe Bl…
Filiz Mustafa takon qytetarët në Zgatar dhe Blaç, prezanton zotimet e Qeverisë Kurti
Sonte, në fshatrat Zgatar dhe Blaç, kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Filiz Mustafa, ka zhvilluar takime me qytetarë, ku ka diskutuar dhe shpalosur zotimet e Qeverisë Kurti për mandatin e ardhshëm.
Gjatë këtyre takimeve, u theksuan prioritetet programore të VETËVENDOSJE!-s, si dhe angazhimi për zhvillim ekonomik, drejtësi sociale dhe përmirësim të jetës së qytetarëve në rajonin e Sharrit.
Sipas njoftimit të Qendrës së LVV-së në Sharr, në këto tubime është vërejtur frymë dhe entuziazëm i madh për zgjedhjet e ardhshme, me mbështetje të theksuar për listën zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
LVV garon në zgjedhje me numrin 116, ku Albin Kurti mban numrin 1, ndërsa kandidati nga ky rajon, Filiz Mustafa, numrin 82.




