Bleron Baraliu: Kaq pa zjerm janë top 10shet e listave, sa po ma jep nji kringj veç me mendu me i cilësu.
Bleron Baraliu: Kaq pa zjerm janë top 10shet e listave, sa po ma jep nji kringj veç me mendu me i cilësu. Po hajt, ni vështrim të parë po e dhuroj nga perspektiva përtej Oqeanit😅:
PDK: Arbeni(5), Besa(6) dhe Sala(9) janë tre emra pozitivë. Në anën tjetër, Enveri(4) veç tregon se PDK dhe Bedriu nuk kanë qenë të guximshëm me zgjedh të mirën në vend të pacifizimit. Kjo nuk sjell vota. Imagjinoni Gencin(40), Përparimin(15), Artanin(75) Arianin(30, Altinin(20), Arianin (30) në top 10she në vend të Uranit, Enverit e Rrahmanit…. PDK mund të ëndërronte 30%
Konkluzion: PDK me gjysëm zemër, pa guxim për freskim të njëmendtë, të plotë. Voto 5,6,9,15,16,20,30,40,42,75😉
LDK: vaj medet për LDKnë dhe qyqarllëkun transparent në vazhdimësi. Po qysh bre Doarsën e zbret në 4, Ferid Aganin e ngrit në 9, e Ukën në 10!!!, a Ermal Sadikun ma qet në 19!!!🤦♂️ As Antoni, Kujtimi e Luta nuk kanë pas pse me hy në tavolinë të parë. Imagjinoni me pas patur guxim LDK me qit në top 10she edhe Drs. Vjollca Kadolli(72) e Lirie Aliu nga Vitia (75), e Ermalin 5sh! (Fun-fact: Salih Zyba mezi 3shet i ka nxjerrë në të njëjtën klasë ku Vjollca ka qenë nxënësja më e mirë, në krejt Jeta e Re!📚)
Konkluzion: LDK e kompromisit dhe hiqit, plotë aderime të mira, pak rezultat. Voto 4,8,19,72,75🔥
AAK: bravo me Besnik Tahirin(2). Në përgjithësi një listë e mirë, por shumë më e fortë do të ishte me Ardian Gjinin nr. 1 dhe 5 gra në top 10she. Plus Dardan Krasniqin(78) duhej ta fuste në 10she. Ramushi nuk ka pasur nevojë të kandidojë për KM sërish. Sidoqoftë, AAK është kali i zi që mund të befasojë në këto zgjedhje.
Konkluzion: AAK mund të rikthehet me befasi, e gatshme për lidership të ri. Voto 2,4,6,9,11,12,17,78!😎
VV: Një listë bajate, që në 3sh e ka Shwarzin, listë së cilës 2shin ja kisha vënë 1sh e 1shin plus krejt deri në 8 i kisha vendos në 40 e tutje. Poa votohen Mimoza, Xhelali e Hekurani bre. Epitoma e bajatëve politikë! Albulena do të kishte tregu guxim me marrë nr. 50, a Shqipja në 10 është aty ku e ka vendin
Konkluzion: listë bajate, lider bajat, zero atraksion e zero freski. Mos e voto asnjërin😜😅!