𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜ë𝐧 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 (𝐀𝐈) Përfaqësues të federatave sportive dhe gazetar sportivë kanë ndjekur traj…
𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜ë𝐧 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 (𝐀𝐈)
Përfaqësues të federatave sportive dhe gazetar sportivë kanë ndjekur trajnimin për inteligjencën artificiale (AI), që u mbajt në kuadër të konferencës vjetore “Sporti dhe Media”.
Vijuesit mësuan për mënyrën e përdorimit të AI në komunikim, menaxhimin më të lehtë të punës, risitë e fundit të AI, e ardhmja etj.
Trajnimi u ligjërua nga Valon Canhasi, ekspert i fushës së AI-së, i cili ndau njohuri dhe shembuj konkretë mbi mënyrën se si teknologjia mund të kontribuojë në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të organizatave sportive, federatave, klubeve, etj.
Pak ditë më parë, trajnimi i njëjtë u mbajt edhe me stafin e KOK-ut.



