📌 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐧𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬ë𝐧 𝐧ë 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐧 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤 Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës vazhdon të përballet me n…
📌 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐧𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬ë𝐧 𝐧ë 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐧 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤
Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës vazhdon të përballet me ngarkesë të rritur, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Ditët e fundit, konsumi i energjisë elektrike ka tejkaluar edhe rekordet e mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem.
Konsumi më i lartë vërehet kryesisht në intervalet kohore 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00 ndaj ftojmë të gjithë konsumatorët që kur të jetë e mundur, të zhvendosin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë të energjisë në orë jashtë pikut, veçanërisht pas mesnatës, kur konsumi është dukshëm më i ulët.
Në vazhdim të thirrjes së mëhershme për kursim, KOSTT u bën apel qytetarëve, institucioneve publike dhe bizneseve që ta përdorin energjinë me kujdes dhe të kontribuojnë që furnizimi të mbetet sa më i qëndrueshëm për të gjithë. Kujdes i shtuar nevojitet sidomos në zonat: Rahovec, Malishevë, Prizren, Dragash, Gjilan dhe Lipjan.
Për të mbrojtur pajisjet e sistemit dhe për të shmangur mbingarkesat, janë kërkuar këto kufizime të ngarkesës:
NS Rahoveci (përfshi zonën e Malishevës): rreth 12 MW
NS Prizreni 1 (përfshi zonën e Dragashit): rreth 10 MW
Me pak kujdes dhe kursim gjatë këtyre intervaleve, ndihmojmë që sistemi të funksionojë sigurt dhe pa mbingarkesa, veçanërisht në prag të festave të fundvitit.
Ekipet e KOSTT janë në gatishmëri të plotë dhe në terren, për të reaguar me kohë dhe sa më shpejt ndaj çdo situate.
Për të parë çdo ditë ngarkesën në sistem, këto të dhëna publikohen në faqen zyrtare të KOSTT-it: www.kostt.com, si dhe në ENTSO-E Transparency Platform në linkun më poshtë:
https://transparency.entsoe.eu/load/total/dayAhead?permalink=6948139ca62e003643c05089