PDK Prizren: Arianit Berisha merr detyrën e shefit të Grupit të Kuvendarëve Dega e Partisë Demokratike të Kosovës – P…
PDK Prizren: Arianit Berisha merr detyrën e shefit të Grupit të Kuvendarëve
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK në Prizren ka njoftuar se Arianit Berisha është zgjedhur shef i Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, në kuadër të legjislaturës së re komunale.
PDK në Prizren ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit lokale, duke siguruar mandatin e dytë qeverisës me kryetar Shaqir Totaj. Në këtë kontekst, zgjedhja e Berishës vjen si pjesë e konsolidimit të qeverisjes lokale dhe organizimit të punës së shumicës në Kuvendin Komunal.
Nga PDK Prizren është shprehur besimi se Arianit Berisha, me angazhimin dhe përvojën e tij, do të luajë rol kyç në koordinimin e punës së kuvendarëve dhe në realizimin e projekteve dhe politikave në shërbim të qytetarëve të Prizrenit.