Botë

Bellobrad: Promovohet libri “Plagë që kullojnë” i poetit opojan Ibrahim Skenderi Sot, në ambientet e Shkollës Fillore…

22.12.2025. 2 min čitanja

Bellobrad: Promovohet libri “Plagë që kullojnë” i poetit opojan Ibrahim Skenderi

Sot, në ambientet e Shkollës Fillore “Sezai Surroi” në Bellobrad, u mbajt promovimi i librit “Plagë që kullojnë” nga poeti i njohur opojan Ibrahim Skenderi, duke e shndërruar këtë ngjarje në një ditë të veçantë për komunitetin arsimor dhe kulturor.
Edhe pse pa praninë fizike të autorit, i cili ka ndërruar jetë, aktiviteti u zhvillua me dinjitet dhe respekt, duke promovuar një tjetër titull nga krijimtaria e pasur e poetit, mësuesit dhe ish-drejtorit të kësaj shkolle.
Një falënderim i veçantë iu drejtua Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve, z. Bedri Halimi, për organizimin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e kësaj ngjarjeje kulturore. Programi u pasurua me poezi dhe valle artistike, përmes të cilave nxënësit dhe mësimdhënësit shprehën respektin dhe mirënjohjen e tyre për jetën dhe veprën e Ibrahim Skenderit.
Promovimi u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave letrare dhe kulturore në Opojën dhe më gjerë.

Original Facebook objava