Botë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, mori pjesë në tryezën “Barazia gjinore në proceset z…

22.12.2025. 4 min čitanja

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, mori pjesë në tryezën “Barazia gjinore në proceset zgjedhore – Promovimi i barazisë gjinore dhe fuqiqizimi i pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore”.

Në këtë tryezë të organizuar nga Misioni i OSBE-së, kryesuesi Radoniqi tregoi këndvështrimet dhe rolin e KQZ-së në këtë çështje.

Në kontekstin e përfaqësimit gjinor dhe avancimit të tij, Radoniqi tha se KQZ është e përfshirë drejtpërdrejt në dy dimensione kryesore gjatë organizimit të proceseve zgjedhore.

“Së pari, bëhet fjalë për zbatimin dhe garantimin e kuotës minimale prej 30% për pjesëmarrje dhe përfaqësim gjinor, ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi dhe së dyti, për përfaqësimin gjinor në trupat e administrimit të zgjedhjeve”, tha Radoniqi, duke prezantuar dhe të dhëna nga procesi zgjedhor i administruar nga KQZ.

“Sa i përket kuotës gjinore, KQZ ka përmbyllur certifikimin e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas të dhënave, nga 1,180 kandidatë, 789 (66.86%) janë burra, ndërkaq 391 (33.13%) janë gra. Ndërkaq, sa i përket përfaqësimit gjinor në trupat e administrimit të zgjedhjeve, në mbledhjen e kaluar, KQZ ka emëruar anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 28 dhjetor. Nga 10,606 anëtarë të këtyre këshillave, 64.53% e tyre apo 6,843 janë burra, ndërkaq 35.47% apo 3,763 janë gra. Përqindje të pjesëmarrjes së grave në trupat zgjedhore të njëjtë kemi pasur edhe në zgjedhjet lokale të para dy mujave. Nga 14,353 anëtarë, 63.24% apo 9,077 ishin burra, ndërkaq 36.76% apo 5,276 ishin gra. Këto të dhëna tregojnë se ende ka nevojë subjektet politike t’i kushtojnë vëmendje më të madhe këtyre çështjejeve dhe avancimit të tyre”, tha Radoniqi.

Në fund, Radoniqi tha se duke u mbështetur nga përvoja e deritashme, ka shumë hapësirë për të avancuar këtë segment të administrimit zgjedhor, në kuptim të përfaqësimit të barabartë dhe shprehu përkushtimin e KQZ-së për të kontribouar në mënyrë aktive, në kuadër të përgjegjësive, për avancimin e kësaj çështje me rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë.

Në pjesën e dytë të tryezës, në të cilën u diskutuan për pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore, pjesëmarrës ishin përfaqësues institucionesh dhe të shoqërisë civile.

Zyrtarja e lartë për planifikime dhe hulumtime zgjedhore, Nita Mustafa, prezantoi të dhëna nga procesi i fundit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 9 shkurt, sipas të cilave “gratë përbënin rreth 45.6% (397,889) të votuesve që morën pjesë në votim brenda Kosovës. Kjo tregon një pjesëmarrje të konsiderueshme të grave në nivel qytetar, megjithëse ende nën nivelin e barazisë së plotë”.

Më tej, ajo tregoi se në administrimin zgjedhor në zgjedhjet e 9 shkurtit, gratë përbënin rreth 32% të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, ndërsa në zgjedhjet e 28 dhjetorit kjo përqindje është rritur në 36%, ndërkaq në vëzhgimin e zgjedhjeve, gratë përbënin 25% të trupës vëzhguese apo mbi 5,000 gra të angazhuara në Monitorim.

Original Facebook objava