Botë

Vetim Ramadani emëron Kapllan Fetahun asistent personal Nënkryetari i Komunës së Dragashit, Vetim Ramadani, ka emërua…

23.12.2025. 1 min čitanja

Vetim Ramadani emëron Kapllan Fetahun asistent personal

Nënkryetari i Komunës së Dragashit, Vetim Ramadani, ka emëruar sot Kapllan Fetahu në detyrën e asistentit të tij personal.
Përmes një njoftimi publik, Ramadani ka bërë të ditur se Kapllan Fetahu është aktivist dhe veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ish-asambleist dhe njëri ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Dragash. Ai njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm qytetar dhe kontributin ndër vite në shërbim të interesit publik dhe vlerave demokratike.
Nënkryetari Ramadani i ka uruar Fetahut suksese në detyrën e re, shëndet të plotë dhe punë të mbarë në shërbim të Komunës së Dragashit dhe qytetarëve të saj.

Original Facebook objava