Botë

Ri-emërohet drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Dragashit Kryetari i Komunës së Dragashit, z.

23.12.2025. 2 min čitanja

Ri-emërohet drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka riemëruar sot znj. Liridona Misinaj Piraj në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ri-emërimi vjen pas tërheqjes së saj nga pozita e asambleistes në Kuvendin Komunal, ku znj. Misinaj Piraj kishte qenë kandidatja më e votuar në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale.

Gjatë mandatit të kaluar në krye të kësaj drejtorie, ajo është vlerësuar për përkushtim, profesionalizëm dhe vizion në udhëheqje, duke realizuar projekte të shumta në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Këto projekte kanë kontribuar në fuqizimin e të rinjve, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive në Komunën e Dragashit.

Me rastin e ri-emërimit, kryetari Xheladini i ka uruar suksese znj. Misinaj Piraj në detyrën e saj, duke shprehur bindjen se ajo do të vazhdojë të shërbejë me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion në interes të qytetarëve të Komunës së Dragashit.

Original Facebook objava