SIMIR KRASNIQI, KRYESUES I RI I KUVENDIT TË PRIZRENIT I propozuari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Simir…
SIMIR KRASNIQI, KRYESUES I RI I KUVENDIT TË PRIZRENIT
I propozuari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Simir Krasniqi, është zgjedhur të mërkurën kryesues i ri i Kuvendit të Prizrenit. Me 29 vota për, Simir Krasniqi është zgjedhur sot kryesues i ri i Kuvendit të Prizrenit, pasi ditë më parë kryesia e degës së PDK-së e kishte propozuar atë kandidat për këtë post të rëndësishëm, të cilin në mandatin e kaluar e ka ushtruar, Antigona Bytyçi. Kryesuesi i ri, Simir Krasniqi, u zotua se do t’i zbatojë detyrat dhe përgjegjësitë e tij në përputhje me ligjin, duke punuar me përkushtim dhe transparencë në shërbim të qytetarëve të Prizrenit dhe interesit publik. Në seancën e sotme, është zgjedhur edhe zv’kryesuesi i ri i organit më të lartë legjislativ komunal, Furkan Bütüç, nga komuniteti turk.