Policia në Rajonin e Prizrenit shpërndan dhurata për fëmijë Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vit…
Policia në Rajonin e Prizrenit shpërndan dhurata për fëmijë
Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në kuadër të planit operativ “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”.
Në këtë kuadër, policia ka shpërndarë dhurata për fëmijët në sheshet kryesore të qyteteve Prizren, Dragash dhe Suharekë, duke sjellë gëzim dhe atmosferë festive për më të vegjlit e këtyre qyteteve.
Ky aktivitet ka për qëllim të forcojë lidhjen e policisë me qytetarët, të promovojë solidaritetin dhe të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit e kujdesit për fëmijët gjatë festave.
Policia e Kosovës u uron festa të gëzuara fëmijëve dhe qytetarëve në përgjithësi.



