Botë

Kryeimami i BIK-ut viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash Dragash, 24 dhjetor 2025 – Kryeimami i Bashkësisë…

24.12.2025. 2 min čitanja

Kryeimami i BIK-ut viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash

Dragash, 24 dhjetor 2025 – Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Fatmir ef. Iljazi, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash.

Gjatë kësaj vizite, Kryeimami u takua me imamët (efendilerët) e komunës së Dragashit, me të cilët zhvilloi një takim të hapur dhe konstruktiv. Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe produktiv, duke shërbyer si platformë për shkëmbim mendimesh dhe koordinim institucional.

Me këtë rast, Vedat ef. Sahiti përgëzoi imamët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve, duke dhënë njëkohësisht këshilla të dobishme lidhur me sfidat dhe zhvillimet e jetës fetare në Kosovë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve dhe rëndësisë së muajit të shenjtë të Ramazanit 2026.

Ky takim u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe avancimit të jetës fetare në komunën e Dragashit, në funksion të shërbimit sa më të mirë ndaj besimtarëve.
|Dragash Info|

Original Facebook objava