“Emrin tënd e përjetësova” – publikohet kënga kushtuar Komandant Drinit nga tenori Kastriot Tusha Është publikuar kën…
“Emrin tënd e përjetësova” – publikohet kënga kushtuar Komandant Drinit nga tenori Kastriot Tusha
Është publikuar kënga e re “Emrin tënd e përjetësova”, e cila i kushtohet çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drini.
Kënga interpretohet nga tenori i njohur Kastriot Tusha, ndërsa muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga kompozitori Edmond Zhulali.
Teksti mban autorësinë e Ramazan Çekës, kurse videoklipi është punuar nga Fitim Sopjani.
Kënga është publikuar në YouTube dhe sjell një nderim të veçantë për figurën e Komandant Drinit, duke rikujtuar kontributin e tij për lirinë e vendit.
/Dragash Info/