Lansohet platforma “Zbulo Dragashin” dhe promovohet dokumentari për trashëgiminë kulturore Dragash – Me një aktivitet…
Lansohet platforma “Zbulo Dragashin” dhe promovohet dokumentari për trashëgiminë kulturore
Dragash – Me një aktivitet simbolik në përmbyllje të vitit, sot është shënuar një hap i rëndësishëm në promovimin e Komunës së Dragashit, me lansimin zyrtar të ueb-faqes “Zbulo Dragashin” (zbulodragashin.org), si dhe me premierën e dokumentarit kushtuar trashëgimisë kulturore të kësaj treve.
Platforma digjitale “Zbulo Dragashin” synon promovimin e identitetit kulturor, historisë dhe vlerave të Dragashit, duke shërbyer si një dritare e re për prezantimin e komunës përtej kufijve lokalë dhe kombëtarë.
Në kuadër të aktivitetit u shfaq edhe dokumentari që trajton trashëgiminë kulturore të Dragashit, i cili pasqyron elemente të rëndësishme të identitetit dhe pasurisë kulturore të zonës.
Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila u falënderua për përkrahjen dhe angazhimin në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Nga Qendra Rinore Avoko u theksua se iniciativa përfaqëson një investim të rëndësishëm në identitetin lokal dhe në afirmimin e Dragashit si destinacion kulturor dhe turistik.
|Dragash Info|









