Botë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit Prizren – Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.

26.12.2025. 1 min čitanja

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Prizren – Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët me sëmundje të zemrës, raporton Dragash Info.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Osman Hajdari, i cili ka theksuar se funksionalizimi i kësaj njësie rrit ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e trajtimit për pacientët kardiakë.
“Njësia Koronare është funksionalizuar. Kujdes më i sigurt, reagim më i shpejtë dhe më shumë jetë të shpëtuara”, ka deklaruar Hajdari.
Sipas drejtuesve të spitalit, kjo njësi do të mundësojë monitorim të avancuar dhe ndërhyrje më efikase në rastet urgjente kardiake, duke ulur rrezikun dhe duke përmirësuar rezultatet e trajtimit për pacientët nga Prizreni dhe rajoni përreth.
/Dragash Info/

Original Facebook objava