Gjyqtarja Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në v…
Gjyqtarja Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e mbledhjes së tij të 357-të, ka marrë vendim për emërimin e gjyqtares Diora Bajrami në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren.
Sipas njoftimit zyrtar, emërimi i Bajramit është bërë bazuar në propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, ndërsa vendimi është miratuar nga anëtarët e KGJK-së.
Ky emërim synon forcimin e kapaciteteve udhëheqëse dhe rritjen e efikasitetit në punën e Gjykatës Themelore në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli Gjyqësor i Kosovës, raporton Dragash Info.