Durmishi: Rruga Prizren–Tetovë po bëhet realitet Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi,…
Durmishi: Rruga Prizren–Tetovë po bëhet realitet
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po hyn në fazën e realizimit dhe tashmë po bëhet realitet.
Durmishi ka publikuar në rrjetin social Facebook një video nga punimet që po zhvillohen në terren, duke prezantuar ecurinë e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
“Kur u zotuam se do ta bëjmë rrugën Prizren – Tetovë, kishte shumë skeptikë. Mirëpo sot ajo po bëhet realitet dhe ju ftoj t’i shijoni pamjet nga punimet”, ka shkruar Durmishi.
Sipas tij, rruga Prizren–Tetovë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar ndërmjet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, si dhe në rritjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Infrastrukturës, raporton Dragash Info.