Dokumentari “Dragashi – Zemra e Trashëgimisë” sjell historinë, kulturën dhe natyrën e komunës së Dragashit TV Opoja,…
Dokumentari “Dragashi – Zemra e Trashëgimisë” sjell historinë, kulturën dhe natyrën e komunës së Dragashit
TV Opoja, në bashkëpunim me OJQ AVOKO dhe me financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka realizuar dokumentarin “Dragashi – Zemra e Trashëgimisë”, një udhëtim vizual dhe emocional në natyrën, historinë dhe kulturën e komunës së Dragashit.
Dokumentari paraqet mënyrën se si traditat e vjetra kanë mbijetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në zemrat e njerëzve të kësaj ane. Përmbajtja përfshin:
Prezantimin gjeografik, natyror dhe turistik të komunës;
Arkitekturën dhe simbolikën e shtëpisë së gurit;
Mullinjtë e Dragashit, Zgatarit dhe valanicën e Bellobradit;
Monumentet fetare, përfshirë Tyrbjen e Pllavës,
Namazgjahun e Buzës dhe Xhaminë e Mlikës;
Vendet e kujtesës historike, si Varri i Gjermanit dhe Kroi i Maces;
Ngjarjet tradicionale dhe festive, si vrapimi i kuajve dhe gara e pehlivanëve;
Veshjet tradicionale të burrave dhe grave opojane e gorane;
Trashëgiminë muzikore me Kollqojën, këngët polifonike të vajzave, si dhe këngët e mërgimit dhe të dasmës;
Pajisjet tradicionale për ushqim dhe bujqësi.
Dokumentari ofron një pasqyrë të gjallë të identitetit kulturor dhe historik të Dragashit, duke e bërë atë një udhëzues të vlefshëm për vizitorët dhe një vlerë të ruajtur për brezat e rinj.
|Dragash Info|