Botë

KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike në periudhë të konsumit të lartë Kompania për Furniz…

27.12.2025. 2 min čitanja

KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike në periudhë të konsumit të lartë

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve për kursim dhe bashkëpunim, në një periudhë kur konsumi i energjisë elektrike është dukshëm i rritur dhe sistemi energjetik po përballet me ngarkesë të lartë.

Sipas KESCO-s, stabiliteti i furnizimit me energji elektrike është thelbësor jo vetëm për jetën e përditshme të qytetarëve, por edhe për funksionimin normal të proceseve të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe zgjedhjet nacionale.

KESCO njofton se po operon me kapacitete të shtuara, veçanërisht në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të konsumatorëve. Megjithatë, në raste të ndërprerjeve më të mëdha, numri i thirrjeve rritet ndjeshëm, andaj kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes.

Në thirrjen drejtuar qytetarëve, KESCO ka dhënë edhe disa rekomandime konkrete për kursimin e energjisë elektrike:

shmangien e përdorimit të njëkohshëm të pajisjeve me konsum të lartë,

përdorimin e ngrohjes elektrike me moderim,

duke ngrohur vetëm hapësirat ku qëndrohet,

mbajtjen e temperaturës së ambientit rreth 20–21°C,

dhe ndërmarrjen e masave të përgjithshme për kursimin e energjisë.

Nga KESCO theksojnë se veprimet e vogla individuale të secilit qytetar kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

Original Facebook objava