Botë

Publikohet regjistrimi i popullsisë austro-hungareze të vitit 1918 për Opojën Një dokument historik i rrallë, i ruajt…

27.12.2025. 2 min čitanja

Publikohet regjistrimi i popullsisë austro-hungareze të vitit 1918 për Opojën

Një dokument historik i rrallë, i ruajtur nga Akademia Austriake e Shkencave dhe që përmban të dhëna të detajuara mbi popullsinë e territorit të Shqipërisë së pushtuar gjatë vitit 1918, është bërë publik nga autori Admir Idrizi.

Ky regjistrim përfshin edhe të dhëna të rëndësishme për Opojën. Materiali është përkthyer në shqip nga Sadik Idrizi dhe i redaktuar nga Fatmir Mehmeti, duke ofruar një pasqyrë të saktë dhe të detajuar të popullsisë së asaj kohe.

Admir Idrizi ka theksuar se është e domosdoshme që ky dokument të botohet edhe në një version të shtypur, që do të shërbejë si burim i vlefshëm për banorët e Opojës, studiuesit dhe publikun e gjerë shkencor. Për këtë arsye, ai ka kërkuar mbështetje financiare nga institucionet dhe sponsorët, në mënyrë që libri të botohet sa më shpejt dhe të vihet në dispozicion të publikut.

Librin dhe regjistrimin historik mund ta shfletoni në këtë vegëz:

🔗 Admir Idrizi – OPOJA në regjistrimin e popullsisë austro-hungareze të vitit 1918

https://www.academia.edu/145564062/Admir_Idrizi_OPOJA_n%C3%AB_regjistrimin_e_popullsis%C3%AB_austro_hungareze_t%C3%AB_vitit_1918?fbclid=IwdGRzaAO9OdFjbGNrA705zGV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHo66Oqh62fHCdYfXWkbQ7OGWOzRQLTRBbdEOd_5moCINSkH52wbZqxFXWFJq_aem_xK-a_c1x2ZCwtJ3oR6WYeQ

|Dragash Info|

Original Facebook objava