Botë

Rruga kryesore Zym–Bellobrad në Dragash bllokohet nga shembja e dheut Rruga kryesore që lidh Zym dhe Bellobradin në k…

06.01.2026. 1 min čitanja

Rruga kryesore Zym–Bellobrad në Dragash bllokohet nga shembja e dheut

Rruga kryesore që lidh Zym dhe Bellobradin në komunën e Dragashit është bllokuar si pasojë e shembjes së dheut.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se kanë njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë kontraktore për mirëmbajtjen, pasi rruga magjistrale Zym–Bellobrad është nën kompetencën e ministrisë.

Nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur se do të ndërmerren masat e nevojshme për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.

Qytetarët që udhëtojnë në këtë rajon rekomandohen të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.

— Dragash Info

Original Facebook objava