Botë

Rruga Zym–Bellobrad, video nga lexuesit tregon shembjen e dheut Pas lajmit tonë më herët për bllokimin e rrugës kryes…

06.01.2026. 1 min čitanja

Rruga Zym–Bellobrad, video nga lexuesit tregon shembjen e dheut

Pas lajmit tonë më herët për bllokimin e rrugës kryesore Zym–Bellobrad për shkak të shembjes së dheut, lexuesit e faqes kanë dërguar video që tregojnë gjendjen në terren.

Materialet vizuale shfaqin segmentin nga dalja e fshatit Zym deri në hyrje të fshatit Bellobrad, duke dokumentuar pasojat e reshjeve dhe vështirësinë për të kaluar rrugën.

Autoritetet lokale dhe Ministria e Infrastrukturës janë të njoftuar dhe pritet ndërhyrja për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.

Qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të jenë të kujdesshëm deri në normalizimin e qarkullimit.

📹 Video nga lexuesit:

— Dragash Info

Original Facebook objava