Zjarrfikësit heronj në Gjakovë shpëtojnë disa fëmijë pas vërshimeve Në komunën e Gjakovës, situata pas reshjeve të sh…
Zjarrfikësit heronj në Gjakovë shpëtojnë disa fëmijë pas vërshimeve
Në komunën e Gjakovës, situata pas reshjeve të shiut po cilësohet alarmante nga Shërbimi i Zjarrfikësve.
Sot, zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar disa fëmijë në zonat e Brekocit dhe Piskotit, pas vërshimeve që goditën këto fshatra, raporton Dragash Info.
Gjendje e rënduar është regjistruar edhe në Rahovec, Malishevë, Prizren, Drenas dhe disa zona të tjera të Kosovës.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur nevojën për kujdes nga qytetarët dhe gatishmëri të autoriteteve lokale.
— Dragash Info