Botë

Familja kosovare bllokohet nga përmbytjet në Shqipëri Raportohet se një familje kosovare me tre fëmijë ka mbetur e bl…

06.01.2026. 1 min čitanja

Familja kosovare bllokohet nga përmbytjet në Shqipëri

Raportohet se një familje kosovare me tre fëmijë ka mbetur e bllokuar në makinë në rrugën drejt Nishtullës, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas raporteve, automjeti ishte nisur nga Ndroqi, por u ndal për shkak të nivelit të lartë të ujit në rrugë. Pamjet e dërguara nga vendngjarja tregojnë makinën e bllokuar, ndërsa autoritetet lokale po ndërhyjnë me karrotrec për ta liruar familjen.

Në zonë regjistrohet prezencë e madhe e ujit në rrugë, që e bën qarkullimin të rrezikshëm.

— Dragash Info

Original Facebook objava