Rrezik për vërshime në fshatin Mlik të Komunës së Dragashit, rrugët e fshatit të mbuluara nga uji Pas reshjeve të den…
Rrezik për vërshime në fshatin Mlik të Komunës së Dragashit, rrugët e fshatit të mbuluara nga uji
Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin, gjendja në fshatin Mlik, në Komunën e Dragashit, është përkeqësuar dhe paraqet rrezik serioz për vërshime.
Siç shihet edhe në videon e dërguar nga lexuesit e Dragash Info, rrugët e fshatit janë vërshuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për dëme materiale dhe për sigurinë e banorëve.
Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë intervenim të menjëhershëm nga institucionet kompetente, në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i mëtejshëm i gjendjes.
Redaksia jonë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të informojë qytetarët me zhvillimet e fundit nga terreni.
— Dragash Info