🎥 Pamje nga Bellobradi gjatë reshjeve të dendura të shiut Këto pamje janë dërguar nga një lexues i Dragash Info dhe t…
🎥 Pamje nga Bellobradi gjatë reshjeve të dendura të shiut
Këto pamje janë dërguar nga një lexues i Dragash Info dhe tregojnë gjendjen aktuale brenda fshatit Bellobrad, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Sipas informacioneve nga terreni, gjendja nëpër fshatrat e trevës së Opojës dhe Gorës është duke u përkeqësuar, ndërsa ekziston rrezik real për vërshime dhe dëme materiale, nëse reshjet vazhdojnë me këtë intensitet.
Qytetarët shprehin shqetësim dhe kërkojnë kujdes të shtuar, si dhe gatishmëri nga institucionet kompetente.
Shpresojmë që gjendja të stabilizohet sa më shpejt dhe të mos ketë dëme apo dëmtime në njerëz dhe pasuri.
— Dragash Info