Vërshimet shkaktojnë vështirësi të mëdha në fshatrat e Sharrit – kërkohet reagim institucional urgjent Shumë lagje në…
Vërshimet shkaktojnë vështirësi të mëdha në fshatrat e Sharrit – kërkohet reagim institucional urgjent
Shumë lagje në fshatrat e qytetit të Sharrit po përballen me vështirësi serioze si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut.
Sipas Filiz Mustafës nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Sharr, situata kërkon veprim të menjëhershëm dhe të bashkërenduar institucional. Ai thekson se është jetike që autoritetet lokale të koordinohen ngushtë me institucionet qendrore për të menaxhuar gjendjen dhe për të parandaluar pasoja më të rënda.
“AME dhe institucionet e tjera përgjegjëse nga niveli qendror janë në dispozicion të komunave për të ofruar ndihmë, andaj koordinimi nga komuna në këtë drejtim është mëse i nevojshëm,” ka deklaruar Mustafa.
Ndërkohë, aktivistë dhe vullnetarë nëpër lagjet e fshatrave janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët, brenda mundësive që kanë, përballë kësaj situate të vështirë.
Në fund, Mustafa ka shprehur shpresën që të mos ketë pasoja për qytetarët dhe që gjendja të stabilizohet sa më shpejt.
— Dragash Info