Malishevë: Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, apel për qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme Përmes Radio Tel…
Malishevë: Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, apel për qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Përmes Radio Televizionit Malisheva, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, si pasojë e situatës së krijuar në terren.
Kryetari Kastrati u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë lëvizjet që nuk janë të domosdoshme, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe lehtësimit të punës së ekipeve emergjente dhe institucioneve përgjegjëse.
Autoritetet komunale bëjnë thirrje për bashkëpunim dhe respektim të udhëzimeve zyrtare, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht.
— Dragash Info