Botë

Komuna e Rahovecit themelon Shtabin Komunal për Emergjencë për menaxhimin e vërshimeve Komuna e Rahovecit ka themelua…

06.01.2026. 2 min čitanja

Komuna e Rahovecit themelon Shtabin Komunal për Emergjencë për menaxhimin e vërshimeve

Komuna e Rahovecit ka themeluar Shtabin Komunal për Emergjencë si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe rrezikut nga vërshimet në disa zona të komunës.

Sipas njoftimit zyrtar, Shtabi Komunal për Emergjencë do të jetë në funksion 24 orë dhe do të koordinojë të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet e nevojshme për menaxhimin e situatës, si dhe për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Komuna e Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo rast që kërkon ndërhyrje të menjëhershme përmes numrave emergjentë:

029/278/666 – Zjarrfikësit Rahovec

112 – Numri Unik Emergjent

193 – Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit

192 – Policia e Kosovës

Në përbërje të Shtabit Komunal për Emergjencë janë kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Betim Zllanoga, Irfan Berisha, drejtor i Shërbimeve Emergjente, Muhamet Morina, drejtor i Arsimit, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Përveç Rahovecit, edhe disa komuna të tjera të Kosovës po ballafaqohen me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Ndër to janë Klina, Skenderaj, Drenasi, Dragashi, Gjakova, Fushë Kosova, Prizreni dhe Deçani.

— Dragash Info

Original Facebook objava