Botë

Gazetari Furkan Saliu kritikon bekimin e veturave të Policisë në Maqedoni nga një prift Gazetari Furkan Saliu ka reag…

06.01.2026. 2 min čitanja

Gazetari Furkan Saliu kritikon bekimin e veturave të Policisë në Maqedoni nga një prift

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ndaj një rasti të fundit në Maqedoni, ku në oborrin e policisë, mbi veturat zyrtare të shtetit, një prift ka kryer një rit fetar.

Saliu thekson se ky veprim nuk është “traditë”, por një shkelje e shtetit sekular. Ai argumenton se policia, si institucion multietnik dhe shumëfetar, duhet t’i shërbejë të gjithë qytetarëve njësoj dhe nuk i përket asnjë feje.

“Kur një fe merr hapësirë zyrtare në polici, mesazhi për të tjerët është i qartë: ky institucion ka fe dominante. Kjo nuk është simbolike, por institucionalizim i fesë dhe shkelje e Kushtetutës, e cila e definon shtetin si sekular,” shkruan Saliu.

Ai shton se “Shteti ruhet nga ligji, jo nga uji i bekuar. Nëse sot bekohen veturat nga një prift, nesër kush? Hoxha? Rabini? Apo vetëm feja që është shumicë? Policia duhet të jetë e të gjithëve, jo e një feje.”

Reagimi i gazetarit vjen në kontekstin e debateve mbi rolin e institucioneve shtetërore në ruajtjen e parimit të barazisë dhe sekularizmit.

— Dragash Info

Original Facebook objava