Botë

Banorët e lagjes Mejzini në Kosavë pastrojnë rrugën pas vërshimeve Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe vërsh…

06.01.2026. 1 min čitanja

Banorët e lagjes Mejzini në Kosavë pastrojnë rrugën pas vërshimeve

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kanë përfshirë disa zona të Komunës së Dragashit, banorët e lagjes Mejzini në fshatin Kosavë janë mobilizuar në mënyrë vetë-iniciative për pastrimin e rrugës nga uji, balta dhe mbeturinat e sjella nga vërshimet.

Qytetarët, me mjete rrethanore dhe angazhim vullnetar, kanë ndërhyrë për të mundësuar qarkullim më të sigurt dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës, duke dëshmuar solidaritet dhe përgjegjësi qytetare në një moment të vështirë për komunitetin.

Kjo iniciativë vjen në një kohë kur shumë fshatra të trevës po përballen me pasoja të motit të ligë dhe nevojë për reagim të shpejtë institucional.

Fotot për redaksinë tonë i ka dërguar lexuesi i Dragash Info, Veton Tertini.

— Dragash Info

Original Facebook objava