Botë

Raportime për “takime diskrete” ndërmjet Bislimit dhe Gjuriqit, reagon Shqiprim Arifi Politikani shqiptar, Shqiprim A…

06.01.2026. 2 min čitanja

Raportime për “takime diskrete” ndërmjet Bislimit dhe Gjuriqit, reagon Shqiprim Arifi

Politikani shqiptar, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas raportimeve të gazetës zvicerane NZZ për takime “diskrete” në Zvicër ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimit, dhe Marko Gjuriqit.

Arifi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje koordinohet 100% me SNS-në, parti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Më poshtë postimi i plotë i Shqiprim Arifit, pa ndërhyrje:

Me vite të tëra ju kam thënë se VV koordinohet 100% me SNS.

Me vite ju kam paralajmëruar se nuk është rastësi që Ardita Sinani është këshilltare e Kryeministrisë. AKI duhet të veprojë më!
Me vite kam shprehur frikën time për sekretet shtetërore të Kosovës, të cilat mund të jenë në duart e Ardita Sinanit dhe potencialisht t’i dorëzohen Serbisë.

Me vite ju kemi thënë dhe vazhdojmë t’ju themi se VV, përmes spiunëve dhe tradhtarëve të dëshmuar prej dekadash në Luginë si Sinani, Mustafa dhe Kamberi, mban kontakte dhe koordinim me Serbinë.

Pikërisht në këtë format, fshehurazi, Bislimi dhe Gjuriq në vitin 2024, në një darkë private në Bruksel, kanë arritur një marrëveshje politike për shkarkimin tim nga Qeveria e Serbisë dhe atë pa procedura dhe në mes të natës.

Kush është tani spiun?

Kush është tani me Daçiqin dhe Vuçiqin?

Kush është tani i trushpëlarë?

Koncentrohuni!

Deri më tani, nuk ka reagim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje apo nga zyrtarët e përmendur lidhur me këto pretendime.

— Dragash Info

Original Facebook objava