IHMK publikon raportin përmbledhës mbi reshjet e shiut dhe nivelet e lumenjve në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik…
IHMK publikon raportin përmbledhës mbi reshjet e shiut dhe nivelet e lumenjve në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar raportin përmbledhës mbi situatën e përgjithshme të reshjeve të shiut, si dhe mbi nivelet e ujit në lumenjtë e Kosovës.
Sipas njoftimit, raporti paraqet të dhëna të detajuara lidhur me sasinë e reshjeve të regjistruara në ditët e fundit, gjendjen hidrologjike në vend dhe ndikimin e tyre në rrjedhat lumore, në një periudhë kur disa zona janë përballur me rrezik të shtuar nga vërshimet.
IHMK u bën thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të informohen rregullisht përmes raporteve zyrtare dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve përkatëse, veçanërisht në zonat e ndjeshme ndaj rritjes së nivelit të ujit.
Raporti i plotë përmbledhës mund të shkarkohet përmes linkut zyrtar të publikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
🔗 Link për shkarkim të raportit:
https://drive.google.com/file/d/1-UwROmzwYOrQ6CovjBLmmKlD7IyjqGAE/view
— Dragash Info