Botë

Prani e shtuar e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Ujëman, po hetohet një alarm për mjet shpërthyes Një numër i shtu…

06.01.2026. 1 min čitanja

Prani e shtuar e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Ujëman, po hetohet një alarm për mjet shpërthyes

Një numër i shtuar i pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po qëndrojnë sonte në zonën e Ujëmanit, në afërsi të Zubin Potokut.

Siç është konfirmuar për Dragash Info nga Policia e Kosovës, në terren po hetohet një informacion për mundësinë e ekzistimit të një mjeti shpërthyes, për të cilin policia është njoftuar nga KFOR-i.

“Për momentin mendojmë se nuk ka asgjë të dyshimtë, por hetimet janë ende në zhvillim,” ka deklaruar për Dragash Info zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Autoritetet bëjnë të ditur se situata është nën kontroll dhe se qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë.

— Dragash Info

Original Facebook objava