Botë

Pas vërshimeve në Suharekë ka nisur vlerësimi i dëmeve Pas reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kanë përfsh…

07.01.2026. 2 min čitanja

Pas vërshimeve në Suharekë ka nisur vlerësimi i dëmeve

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kanë përfshirë disa zona të Komunës së Suharekës, autoritetet komunale kanë nisur procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se situata është duke u menaxhuar dhe se, falë masave parandaluese të ndërmarra ndër vite, komuna nuk është përballur me probleme të mëdha, përjashtuar disa fshatra të caktuara.

“Suhareka, falë investimeve dhe masave të marra më herët, ka kaluar relativisht mirë këtë situatë. Dëmet janë evidentuar kryesisht në ekonomi familjare dhe në tokë bujqësore, veçanërisht në disa fshatra”, ka deklaruar Muharremaj për Dragash Info.

Ai shtoi se ekipet komunale kanë filluar vlerësimin në terren dhe se, pas përfundimit të këtij procesi, të gjitha të dhënat do t’i përcillen institucioneve qendrore për hapat e mëtejmë.

Kryetari i Suharekës ka falënderuar gjithashtu të gjitha ekipet e angazhuara, përfshirë shërbimet emergjente dhe stafin komunal, për punën e palodhshme dhe reagimin e shpejtë në ndihmë të qytetarëve të prekur nga vërshimet.

— Dragash Info

Original Facebook objava