Botë

Evakuohen dy familje në Rahovec pas reshjeve të shumta Reshjet e dendura kanë krijuar vështirësi të mëdha për disa fa…

07.01.2026. 1 min čitanja

Evakuohen dy familje në Rahovec pas reshjeve të shumta

Reshjet e dendura kanë krijuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre.

Organet konpetente komunale, në bashkëpunim me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kan realizuar evakuimin e dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.

Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar kujdes pati stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore dhe më pas i dërgoi për trajtim të mëtejshëm sipas nevojës.

Autoritetet lokale apelojnë tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto kushte të vështira atmosferike.

— Dragash Info

Original Facebook objava