Qytetarët raportojnë rrezik rrëzimi të një shtylle elektrike në Brod Qytetarë nga fshati turistik Brod, në trevën e G…
Qytetarët raportojnë rrezik rrëzimi të një shtylle elektrike në Brod
Qytetarë nga fshati turistik Brod, në trevën e Gorës, komuna e Dragashit, kanë raportuar për një rrezik të mundshëm pas vërshimeve të mbrëmshme.
Sipas tyre, si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit, është dëmtuar bazamenti i një shtylle elektrike të betonit, e cila aktualisht rrezikon të rrëzohet.
Qytetarët paralajmërojnë se një shembje e mundshme e saj mund të shkaktojë dëme për banorët ose për infrastrukturën përreth, si dhe të rezultojë me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në fshat.
Banorët kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente për të vlerësuar gjendjen në terren dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme parandaluese.
Fotot nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga qytetarë për redaksinë tonë.
— Dragash Info



