đźš§ Rruga Dragash–Brod paraqet rrezik serioz pĂ«r qarkullim pas vĂ«rshimeve Rruga rajonale Dragash–Brod sot paraqet rrezi…
🚧 Rruga Dragash–Brod paraqet rrezik serioz për qarkullim pas vërshimeve
Rruga rajonale Dragash–Brod sot paraqet rrezik të shtuar për pjesëmarrësit në trafik, si pasojë e vërshimeve të fundit dhe reshjeve të dendura të shiut.
Në disa segmente të kësaj rruge janë evidentuar shembje gurësh dhe dheu në asfalt, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, veçanërisht për mjetet e vogla dhe transportin e rëndë.
Qytetarët që frekuentojnë këtë aks rrugor apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, ndërsa institucionet përgjegjëse ftohen për intervenim urgjent, me qëllim largimin e materialit të shembur dhe parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm.
Situata kërkon reagim të shpejtë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionalitetin normal të kësaj rruge të rëndësishme lidhëse.
— Dragash Info