Botë

Punime emergjente te “Lugi i Pulës” në Bellobrad, mungon sinjalistika e sigurisë gjatë natës Në zonën e njohur si “Lu…

07.01.2026. 2 min čitanja

Punime emergjente te “Lugi i Pulës” në Bellobrad, mungon sinjalistika e sigurisë gjatë natës

Në zonën e njohur si “Lugi i Pulës” në Bellobrad, po zhvillohen punime për largimin e dheut dhe materialit të rrëshqitur, i cili është shembur si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut që vazhdojnë edhe sot.

Institucionet përgjegjëse meritojnë vlerësim për reagimin e shpejtë dhe ndërhyrjen emergjente me qëllim të hapjes së rrugës dhe parandalimit të rrezikut të mëtejmë për qarkullimin.

Megjithatë, gjatë punimeve është vërejtur një mangësi serioze në aspektin e sigurisë në trafik. Kompania kontraktuese “Sallahu”, e cila po realizon punimet, nuk ka vendosur asnjë sinjalistikë paralajmëruese, pavarësisht se puna po kryhet gjatë natës dhe në një kthesë tejet të rrezikshme të rrugës.

Mungesa e shenjave paralajmëruese, dritave sinjalizuese apo bllokadave mbrojtëse përbën rrezik të drejtpërdrejtë për drejtuesit e automjeteve, veçanërisht në kushte të dukshmërisë së ulët dhe motit të keq.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente nga organet mbikëqyrëse, në mënyrë që të sigurohet respektimi i standardeve të sigurisë në trafik gjatë punimeve, për të shmangur aksidente të mundshme.

Qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor, derisa punimet të përfundojnë dhe të vendoset sinjalistika adekuate.

— Dragash Info

Original Facebook objava