Botë

Vuçiç: Askush nuk po e detyron Serbinë të dialogojë me Kosovën Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar t…

07.01.2026. 2 min čitanja

Vuçiç: Askush nuk po e detyron Serbinë të dialogojë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të mërkurën se aktualisht Beogradi zyrtar nuk po e detyron askush të dialogojë me Kosovën. Në një intervistë për TV Informer, ai tha se bisedimet me zyrtarët e lartë shtetëror të Kosovës janë të pamundura.

“Sapo dikush thoshte diçka për Kosovën, shpallej i çmendur ose tradhtar. Sot askush nuk më detyron të dialogoj, sepse e dinë se me këta në Prishtinë nuk është e mundur të bisedohet për asgjë,” ka theksuar Vuçiç. Ai shtoi se shoqëria serbe nuk ka arritur të diskutojë në mënyrë serioze për shumë çështje, përfshirë edhe Kosovën.

Presidenti serb gjithashtu përmendi aleancat rajonale dhe situatën në Ukrainë: “E kemi pritur momentin kur Prishtina ka krijuar një aleancë ushtarake me Shqipërinë dhe Kroacinë, ndërsa Kroacia edhe me Slloveninë. Pozita jonë është shumë e ndërlikuar,” tha Vuçiç.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur marrëdhëniet Beograd–Prishtinë mbeten të tensionuara dhe dialogu ndërmjet dy palëve vazhdon të jetë i vështirë.

— Dragash Info

Original Facebook objava