Botë

Arrestohet edhe Valon Berisha, zgjerohen arrestimet për aferën mbi 1 milion euro në BKS Aksioni i Prokurorisë Themelo…

08.01.2026. 2 min čitanja

Arrestohet edhe Valon Berisha, zgjerohen arrestimet për aferën mbi 1 milion euro në BKS

Aksioni i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës për zbardhjen e aferës financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka vazhduar edhe sot, me arrestimin e Valon Berishës, ish-shef i financave në këtë institucion.

Berisha ishte përgjegjës i sektorit financiar në periudhën kur BKS drejtohej nga Sami Mazreku, i cili u arrestua mëngjesin e së enjtes nën dyshimet për keqpërdorim të rëndë financiar dhe pagesa të paautorizuara që kapin vlerën mbi 1 milion euro.

Sipas burimeve brenda hetimit, së bashku me Berishën janë arrestuar edhe dhjetëra persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje direkte ose indirekte në këtë aferë, ndërsa pritet që numri i të dyshuarve të kalojë shifrën 40.

Hetimet lidhen me pagesa të dyshimta të kryera gjatë viteve 2022–2023, jashtë procedurave ligjore dhe pa dokumentacion përkatës, të cilat janë evidentuar fillimisht nga Auditimi i Brendshëm i BKS-së. Prokuroria po heton rolin e secilit zyrtar dhe përfitues të mjeteve, përfshirë dyshime për keqpërdorim detyre, mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash.

Autoritetet kanë bërë të ditur se aksioni është ende në zhvillim dhe se priten edhe arrestime të tjera, ndërsa më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore.

— Dragash Info

Original Facebook objava