Botë

Kështu ndahen mandatet në Kuvend: VV 57, PDK 22, LDK 15 ulëse Pas numërimit të plotë të votave me postë nga diaspora,…

08.01.2026. 2 min čitanja

Kështu ndahen mandatet në Kuvend: VV 57, PDK 22, LDK 15 ulëse

Pas numërimit të plotë të votave me postë nga diaspora, është bërë e qartë ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë politike me 57 deputetë, pavarësisht përkrahjes së lartë nga mërgata.

Të mërkurën në mbrëmje janë numëruar të gjitha votat e ardhura me postë, të cilat i dhanë një shtysë të konsiderueshme Vetëvendosjes, duke e çuar rezultatin e saj mbi 51 për qind të votës së përgjithshme. Megjithatë, ky rezultat nuk solli ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve parlamentare.

Sipas rezultateve, në kategorinë e votave me postë, Vetëvendosje mori rreth 72 për qind të përkrahjes nga diaspora, ndërsa LDK-ja u rendit e dyta me rreth 10 për qind, dhe PDK-ja e treta me rreth 9 për qind.

Ky grumbullim i votave ndikoi pozitivisht në rezultatin e përgjithshëm të VV-së, por nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar një mandat shtesë. Me rezultatet aktuale, të cilat ende nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndarja e mandateve pritet të jetë si vijon:

Lëvizja Vetëvendosje (VV) – 57 ulëse

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 ulëse (20.24%)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 15 ulëse (13.26%)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 6 ulëse (5.5%)

Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje shënon rritje me 9 mandate, PDK-ja humb 2 mandate, LDK-ja humb 5 mandate, ndërsa AAK-ja fiton 1 mandat më shumë.

Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate, e cila në legjislaturën e kaluar kishte tre deputetë, këtë herë nuk ka arritur të sigurojë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava