KRU Hidroregjioni Jugor apelon për mbrojtjen e ujëmatëseve nga ngricat Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni…
KRU Hidroregjioni Jugor apelon për mbrojtjen e ujëmatëseve nga ngricat
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët, duke i paralajmëruar për rrezikun e ngrirjes dhe dëmtimit të ujëmatëseve si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.
Sipas njoftimit, ujëmatësit që janë të vendosur në ambientet e jashtme të objekteve janë më të ekspozuar ndaj ngricave, prandaj kërkohet që qytetarët të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e tyre.
KRU Hidroregjioni Jugor këshillon konsumatorët që:
Të izolojnë dhe mbulojnë ujëmatësit e ekspozuar ndaj të ftohtit me materiale mbrojtëse kundër ngricave;
Të mos e lënë ujin të rrjedhë vazhdimisht pa nevojë;
Çdo dëmtim apo parregullsi të raportohet menjëherë pranë shërbimeve të Kompanisë.
Nga KRU Hidroregjioni Jugor falënderojnë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se kujdesi në këtë periudhë ndihmon në shmangien e dëmeve dhe ndërprerjeve në furnizimin me ujë.
— Dragash Info