Kusari-Lila reagon pas fotove në Zvicër: “Takimet janë transparente, ne gjithmonë kemi mbrojtur Kosovën” Shefja e Gru…
Kusari-Lila reagon pas fotove në Zvicër: “Takimet janë transparente, ne gjithmonë kemi mbrojtur Kosovën”
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së sqaroi se takimet me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë nuk janë të fshehta dhe nuk marrin vendime politike.
Pas publikimit të një fotografie në Zvicër, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj aludimeve për takime të supozuara të fshehta me përfaqësues serbë.
Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka sqaruar se takimet janë organizuar nga Center for Inclusive Governance (CIG), me seli në Shtetet e Bashkuara dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe zhvillohen që nga viti 2010. Ajo ka theksuar se takimet janë transparente, me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare, dhe nuk kanë karakter negociues.
“Këto takime kanë për qëllim dialogun dhe bashkëpunimin mes spektrit të gjerë politik të Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë përfaqësues të pozitës dhe opozitës, si dhe të vendeve të QUINT-it dhe MPJ-së së Zvicrës. Në to nuk merren vendime politike,” ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo ka nënvizuar gjithashtu rolin e saj dhe të Fitore Pacollit, duke deklaruar se “gjithmonë kemi punuar për të mbrojtur Republikën e Kosovës.”
— Dragash Info