Emërohet Teuta Gashi Kryeziu zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Dragashit Kryetari i Komunës së Dragash…
Emërohet Teuta Gashi Kryeziu zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Dragashit
Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se sot ka emëruar znj. Teuta Gashi Kryeziu në pozitën e Zyrtares për Marrëdhënie me Publikun, gjatë mandatit të ri katërvjeçar.
Sipas kryetarit Xheladini, ky emërim pasqyron besimin e plotë në profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e znj. Gashi Kryeziu, duke synuar forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e komunikimit efektiv ndërmjet Komunës së Dragashit dhe qytetarëve të saj.
Ai i ka uruar znj. Gashi Kryeziu shëndet dhe shumë suksese në detyrën e re, duke shprehur bindjen se ajo do ta ushtrojë këtë funksion me përgjegjësi dhe angazhim të lartë profesional.
— Dragash Info