Kurti thyen rekordin personal me mbi 401 mijë vota Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministër në detyrë,…
Kurti thyen rekordin personal me mbi 401 mijë vota
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka shënuar një rekord të ri personal në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, duke siguruar gjithsej 401,241 vota.
Me këtë rezultat, Kurti ka tejkaluar numrin e votave të fituara në zgjedhjet e vitit 2021, duke u konfirmuar si lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë.
Rezultati i arritur konsiderohet një mbështetje e fuqishme elektorale dhe një dëshmi e besimit të qytetarëve ndaj tij dhe subjektit politik që ai udhëheq, duke e vendosur Kurtin në krye të listës së politikanëve më të votuar në historinë e zgjedhjeve në vend.
— Dragash Info