Ronaldo arrin shifrën historike të 958 golave në karrierë Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë…
Ronaldo arrin shifrën historike të 958 golave në karrierë
Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli portugez ka shënuar golin e tij të 958-të në karrierë, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Me këtë realizim, Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori që shënon gola në 25 vite kalendarike rresht, një arritje e jashtëzakonshme që dëshmon jetëgjatësinë dhe nivelin e tij konstant në elitën e futbollit.
Golin e 958-të, Ronaldo e realizoi të enjten mbrëma nga pika e bardhë, në minutën e 81-të, në ndeshjen e xhiros së 14-të të kampionatit saudit. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Al Nassr, që u mposht në shtëpi nga Al Qadsiah me rezultat 2:1.
Që nga transferimi në Arabinë Saudite, Ronaldo ka regjistruar shifra mbresëlënëse me fanellën e Al Nassr: 114 gola dhe 22 asistime në 128 paraqitje.
Pas kësaj xhiroje, Al Nassr renditet në vendin e dytë me 31 pikë, katër më pak se lideri i tabelës, Al Hilal.
— Dragash Info