Botë

Rrahmani përjashton kategorikisht koalicionin me Vetëvendosjen: Ideologjia e tyre është e dëmshme për vendin Kryetari…

08.01.2026. 2 min čitanja

Rrahmani përjashton kategorikisht koalicionin me Vetëvendosjen: Ideologjia e tyre është e dëmshme për vendin

Kryetari i Partisë Familja, Eman Rrahmani, ka përjashtuar në mënyrë kategorike çdo mundësi të një bashkëpunimi të ardhshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar ideologjinë e saj si të dëmshme për Kosovën.

Rrahmani, subjekti politik i të cilit aktualisht është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar për emisionin “DPT Fidani” se një koalicion i tillë është i papranueshëm si për të personalisht, ashtu edhe për partinë që ai drejton.

“Unë nuk jam për koalicion me Vetëvendosjen dhe nuk do të bëhem pjesë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse mendoj se ideologjia e tyre është e dëmshme. Është detyra ime të shpërfaq, të luftoj dhe të angazhohem ditë e natë për t’ia kujtuar popullit ideologjinë dhe ‘sektin’ e tyre. Kjo qasje, siç e kam thënë edhe më herët, do të përbënte një problem shumë të madh për vendin”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka theksuar se kundërshtimi i tij ndaj Vetëvendosjes nuk lidhet vetëm me dallimet programore apo politike, por me atë që e cilëson si një qasje ideologjike të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.

Sipas Rrahmanit, Partia Familja, në bashkëpunim me partnerët e saj politikë, synon të ofrojë një alternativë serioze, të qëndrueshme dhe konstruktive për qytetarët e Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava